16-04-2024

VIDEO/ Dikur notonin peshqit, tani hanë lopët bar! Pamje dramatike nga liqeni i Fierzës

Qeveria njoftoi gjatë ditës së sotme se çdo kilovat energji elektrike e harxhuar mbi 800 kWh do të paguhetr 4.4 herë më shumë për konsumatorët familjarë. Vendimi duhet të miratohet edhe nga ERE, ndërsa pritet që kjo të rrisë ndjeshëm kostot mujore të një numri shumë të madh familjesh në vend, të cilat deri më tani kanë harxhuar më shumë se 9 120 lekë energji elektrike në muaj.

Qeveria ka vendosur aplikimin e kësaj mase deri në fund të dhjetorit në varësi edhe të situatës. Sytë janë nga HEC-et, të cilat prodhonjë pjesën dërrmuese të energjisë elektrike në vend.

Kaskada e Drinit është edhe gjeneratori kryesor i energjisë elektrike për Shqipërinë. Ajo duket të jetë tërësisht e zbrazët, siç duket edhe nga pamjet e filmuara dje në afërsi të Kukësit. Zonë që shihni në video është pranë doganës së Morinës, pjesë e liqenit që përbën kaskadën e Drinit. Niveli i ujit ka qenë shumë lart disa muaj më parë, por keqmenaxhimi dhe reshjet e ulëta kanë çuar në këtë situatë, ku liqeni tashmë është kthyer në një kullotë për lopët.

Të dhënat më të fundit nga KESH tregojnë se HEC-et në kaskadën e Drinit janë pranë pikës së vdekjes. Fierza sipas KESH është në nivelet e 271.9 metrave (të dhëna deri në fund të gushtit), Komani 173 metra, kurse Vau i Dejës, 73 metra. /abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.