03-12-2024

VIDEO interesante në Has: Dhelpra shëtit e patrembur në oborrin e restorantit në Demjan

Është interesante se një dhelpër duket se është ambientuar mirë me njerëzit në fshatin Demjan të Hasit, ku ajo shfaqet natën dhe lëviz pa ndonjë shqetësim të madh në oborrin e restorantit “Gurra”, që ndodhet në një zonë piktoreske, në fund të malit Pashtrik, shkruan  “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas ekspertëve, territorin të cilin e mbulon një dhelpër zakonisht është rreth 4 kilometra katrorë, ndërsa ajo jeton në gropa të cilat kryesisht janë të përqendruara në skaj të pyllit.

Ambientimi në këtë formë i dhelprës, me gjasë ka nisur në kohën kur pothuajse e gjithë popullata ishte në mbyllje, sikur ndodhi edhe me këtë restorant, ndërsa shumë kafshë filluan të bredhin afër zonave të banuara.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Pamjet e dhelprës që madje han edhe disa gjëra të hedhura nga njerëzit i ka xhiruar një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” i cili kishte rastisur në restorant. Kjo përbën një atraksion edhe për klientët.

Megjithëse restoranti është e vendosur në një zonë mes malit e fushës, të shohësh kafshë të egra që bredhin atypari është diçka e re. Për këtë shfaqja e saj, veçanërisht ishte diçka e veçantë për fëmijët. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.