20-04-2024

VIDEO/ Zelensky “shkon” në Eurovision: Votoni Ukrainën, e gjithë bota do të dëgjojë gjuhën tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një mesazh publik në finalen e madhe të Eurovision-it, e cila po zhvillohet sonte në Torino të Italisë.

Nëpërmjet një video në Telegram  Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë  gjuhën sonë dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Evropë voto Orkestrën Kalush “, tha Zelensky.

Kënga e Ukrainës ” Stefania” nga  orkestra Kalush.

Lexo edhe: Sonte finalja e madhe e Eurovision 2022, cila këngë do të triumfojë, parashikimet

“Stefania” është një odë për dashurinë e nënës nga grupi folk-rap Kalush Orchestra, i quajtur Stefania.

Anëtarët e Orkestrës Kalush kanë thënë se duan të “ngrejnë shpirtrat” me këngën e tyre, veçanërisht pasi anëtarët e grupit, duke përfshirë balerinin Vlad Kurochka dolën vullnetarë për të qëndruar në Ukrainë dhe për të luftuar.

Më poshtë mund të ndiqni Live finalen e madhe të Eurovision 2022

/abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.