26-10-2020

Videoja e tragjedisë, avioni supersonik rus shpërthen në flakë në fluturim

Një video e tmerrshme e përplasjes së një avioni rus Tu-22M3 në rajonin Murmansk u shfaq në internet. Avioni ka shpërthyer në flakë pas përplasjes.

Videoja e tragjedisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk dhe që ka përfunduar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit.

Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit vdiqën në vend, ndërsa komandanti mbijetoi mrekullisht. Ai përfundoi në spitale me lëndime të rënda. Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Tupolev-22M3 është versioni modern i bombarduesit supersonik, që hyri në shërbim në vitet 1970.

Aeroplani i përfshirë në aksidentin fatale u prodhua 33 vjet më parë, por iu nënshtrua një rikonstruksioni tërësor në vitin 2012, duke u modernizuar./Express

 

Asnjë koment

Comments are closed.