16-05-2024

Vlora Çitaku poston foto me gjeneralin në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi në rrjete sociale me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në përkujtim të 22 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbi-Mali i Zi.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.