Vodhi makinë sapo doli nga burgu, u arratis në Tiranë me autobus, arrestohet pogradecari
Nuk zgjat më shumë se 24 liria e 35 vjeçarit Ardian Isufi, i liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës.
35 vjeçari i akuzuar për vjedhjen e një mjeti pak minuta pasi ka lënë qelitë është arrestuar nga policia e Tiranës rreth 19:30 sapo ka zbritur nga një fugon i linjës Korçë – Tiranë.
Nuk dihet fati i mjetit por ka shumë gjasa që ish i burgosuri për vjedhje ta ketë shitur në serviset e Pogradecit.
Burime thanë se pas arrestimit nga blutë e kryeqytetit këta të fundit po e sjellin në komisariatin e Korçës për ta marrë ne pyetje për ngjarjen e një ditë më parë.