Vrasja e Skender Limajt me 2011, vazhdon rigjykimi në Prizren
Në Gjykatën Thmelore në Prizren, ka vazhduar shqyrtimi kryesor ndaj Emin Krasniqit, Astrit Krasniqit, Durim Krasniqit dhe Hazir Krasniqit , të cilit po akuzohen për vrasjen e Skender Limajt në vitin 2011.
Në fillim të kësaj seance, prokurori i Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi deklaroi se duke pasur parasysh përgjigjen e Stacionit Policor në Malishevë, si dhe për shkak të mos zvarritjes së kësaj çështjeje, tërhiqet nga propozimi i dëshmitarit Ilir Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me këtë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi deklaroi se edhe trupi gjykues tërhiqet nga propozimi i dëshmitarit Vesel Krasniqi, i cili ka qenë i ftuar nga gjykata, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në ftesën e gjykatës.
Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje e të akuzuarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
I akuzuari Emin Krasniqi para trupit gjykues deklaroi se do të mbrohet në heshtje, duke shtuar se “heshtja ime nuk është për të ikur apo fshehur diçka, por ka kaluar kohë e gjatë, kam dhënë disa deklarata, kam sqaruar gjithçka dhe në shqyrtimin kryesor kam dhënë edhe vërejtje për deklaratën e dhënë në prokurori, tani nuk më kujtohen vërejtjet në detaje por sa më kujtohet kanë qenë ashtu që janë shkurtuar pyetjet, janë shkurtuar edhe përgjigjet, me një fjalë është manipuluar deklarata ime në prokurori” ka deklaruar i akuzuari Emin Krasniqi.
Lexo edhe :
Vrasja në Tusus, i akuzuari Haxhi Selmanaj nuk e pranoi fajësinë
Për këtë, mbrojtësi i të akuzuarit Emin Krasniqi, avokati Florin Vërtopi deklaroi se e mbështet deklaratën e të mbrojturit të tij, të akuzuarit Emin Krasniqi, duke i propozuar trupit gjykues që të lexohen procesverbalet e shqyrtimit kryesor të mbajtur më 07 gusht 2012 dhe 27 janar 2016, me arsyetimin e tij se kanë kaluar 10 vite, dhe se i akuzuari Emin Krasniqi ka kaluar një kohë të gjatë në paraburgim, ku mund të ketë ndikuar në kujtesën e tij, ka deklaruar avokati Vërtopi.
Në këto rrethana, prokurori Enver Krasniqi nuk e kundërshtoi propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit Emin Krasniqi, avokatit Vërtopi, duke propozuar që të lexohet edhe procesverbali mbi marrjen në pyetje e Emin Krasniqit në Prokurorinë Speciale me numër PPS.nr.1/11 të datës 14 janar 2011.
Pas këtyre, trupi gjykues mori vendim për leximin deklaratave e të akuzuarit Emin Krasniqi të dhëna në prokurori me numër PP.nr.1/11 të datës 14 janar 2011, si dhe procesverbalin e shqyrtimit kryesor me numër P.nr.176/2011 të mbajtur më 07 gusht 2012, si dhe P.nr.372/2013, të mbajtur më 27 janar 2016.
Pas kësaj, i akuzuari tjetër, Durim Krasniqi deklaroi se pas konsultimit me të mbrojturin e tij, avokatin Emrush Kastrati, dëshiron të mbrohet në heshtje, me arsyetimin se ka kaluar një kohë e gjatë, dhe mund të jenë harruar gjërat.
Mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati e mbështeti deklaratën në fjalë, duke i propozuar gjykatës që të lexohen deklaratat e procesverbalit P.nr.176/11 e mbajtur më 06 gusht 2012, dhe procesverbalin me numër të lëndes P.nr.372/13 të mbajtur më 28 janar 2016 dhe më 29 shkurt 2016.
Prokurori Krasniqi tha se i akuzuari Durim Krasniqi ka dhënë deklaratën edhe në procesverbalin P.nr.176/11 të datës 07 gusht 2012, ku i propozoi gjykatës që ta lexoi procesverbalin e marrjes në pyetje me numër PPS.nr.l/ll, i mbajtur më 04 mars 2011.
Propozimi i prokurorit Krasniqi u kundërshtua nga avokati Emrush Kastrati, me arsyetimin se janë dhënë të gjitha sqarimet gjatë mbrojtjes në shqyrtim gjyqësor.
Pas kësaj, trupi gjykues mor vendim për aprovimin e leximit të deklaratave e të akuzuarit Durim Krasniqi, me numër PPS.nr.l/ll, i mbajtur më 04 mars 2011, si dhe procesverbali me numër të lëndës P.nr.176/11, i datës 06 dhe 07 gusht 2012, si dhe procesverbalin me numër P.nr.372/2013 i mbajtur më 28 janar 2016.
I akuzuari Astrit Krasniqi, në deklaratën e tij të dhënë para trupit gjykues tha se pasi që ka kaluar kohë e gjatë, dëshiron të mbrohet në heshtje.
Mbrojtësi i të akuzuarit Astrit Krasniqi, avokati Fitim Shporta deklaroi se e mbështet deklaratën e të mbrojturit të tij, të akuzuarit Astrit Krasniqi, duke i propozuar gjykatës leximin e deklaratave në prokurori me numër PPS.nr.l/ll, i mbajtur më 25 janar 2011, si dhe deklaratave të dhëna në procesverbalet e shqyrtimeve kryesore me numër P.nr.176/11, i mbajtur më 06 gusht 2012, si dhe procesverbalit me numër P.nr.372/13, i mbajtur më 01 shkurt 2016.
Lidhur me këtë, prokurori Enver Krasniqi tha se përveç deklaratave të përmendura më lartë, është edhe vazhdimi i deklaratës në procesverbal me numër P.nr.372/13, i mbajtur më 02 shkurt 2016.
Gjykatësja Raima Elezi njoftoi se do të lexohen deklaratat e të akuzuarit Astrit Krasniqi të dhëna në procesverbalin PPS.nr.l/ll, i mbajtur më 25 janar 2011, si dhe procesverbalet me numër P.nr.176/11, i mbajtur 06 gusht 2011 dhe P.nr.372/13, i mbajtur më 01 dhe 02 shkurt 2016.
Po ashtu, gjykatësja Elezi njoftoi se do të lexohen deklaratat me numër PPS.nr.1/ll të datës 25 janar 2011 dhe procesverbalet P.nr.176/11, i 06 gushtit të vitit 2011, si dhe procesverbali P.nr.372/13 i datës 01 dhe 02 shkurtit i vitit 2016.
Ndërsa i akuzuari tjetër, Hazir Krasniqi ka deklaruar se qëndron pranë deklarimeve të dhëna në prokurori, duke shtuar se kësaj radhe do të mbrohet në heshtje.
Mbrojtësi i të akuzuarit Hazir Krasniqi, avokati Valon Kabashi deklaroi se e mbështet deklaratën e të mbrojturit të tij, duke propozuar që të lexohen deklaratat e dhëna në prokurori nga i mbrojturi i tij, i akuzuari Hazir Krasniqi, me numër PPS.nr.1/ll, i datës 20 janar 2011, si dhe deklaratat e dhëna në procesverbalet e gjykatës me numër P.nr.176/11, i mbajtur më 06 gusht 2012 dhe deklaratën me numër P.nr.372/13, i mbajtur më 02 shkurt 2016.
Propozimi në fjalë u aprovua nga trupi gjykues, për leximin e këtyre deklaratave, dhe pas kësaj gjykatësja Elezi njoftoi se shqyrtimi i sotëm ndërpritet dhe fjalën përfundimtare e caktoi të mbahet sot.
Lexo edhe:
Ngritet Kallëzim Penal ndaj Beni Kizollit, drejtorit të Mytaher Haskukës (dok)
Ndryshe, në qershorin e vitit 2011, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Emin, Durim, Berat, Astrit dhe Hazir Krasniqi, me arsyetimin se me datën 01.01.2011 rreth orës 19:40, kanë shkuar në restorantin “Kështjella” në të cilën kanë shkëmbyer të shtëna me familjen Limaj, duke plagosur Azem e Ilir Limajn dhe duke vrarë Skender Limajn. Me këto veprime, sipas prokurorisë, ata kanë kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Më 21 mars 2012 kishte nisur gjykimi i të pandehurve në Gjykatën e Qarkut në Prizren ndërsa me 23 gusht 2013 një panel i përzier prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendor, i kishte shpallur fajtor të akuzuarit me një dënim në total prej 35 vitesh burgim. Mirëpo, më 24 tetor 2013, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë aktgjykim dhe e kishte kthyer në rivendosje. Pas disa muajsh, më 6 shkurt 2014 kishte filluar ri-gjykimi me panel përsëri të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor./BetimipërDrejtësi