24-11-2024

Xhamia e “Et’hem Beut” në Tiranë vetëm krisje të lehta nga tërmeti (foto)

Një nga monumentet simbol të Tiranës, Xhamia e “Et’hem Beut” nuk paraqet dëmtime pas tërmetit të djeshëm.

Kështu deklaroi sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pas inspektimit të kryer në këtë monument.

“Pas inspektimit, vihet re që nuk ka asnjë dëmtim në strukturë. Janë hasur disa krisje të lehta, rënie stukosh, të cilat do të eliminohen, tashmë që xhamia është në proces restaurimi. Me hapjen e çatisë do të bëhen qepje dhe injektime”, nënvizon ministrja Margariti.

Sipas saj, fatmirësisht, kjo vepër e trashëgimisë sonë kulturore qëndron stoike.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njëri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj xhamie më 1791./ATSH

Asnjë koment

Comments are closed.