Zafa e quan “krye-legen” Mytaher Haskukën
Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës lidhur me asamblisten e Vetëvendosjes Dafina Alishani e cila kishte ngritur çështjen e pronave publike të cilat menaxhohen nga gratë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur “krye-legen” e “analfabet funksional”, Haskukën.
“Më në fund paska reaguar edhe “krye-legeni” i Prizrenit lidhur me kërcënimin që i është bërë një të zgjedhure të qytetarëve!
Këtij “analfabeti funksional” më shumë i paska interesuar reagimi i të tjerëve se sa bandat që ja kërcënojn bashkëpartiaken për fajin e kusarëve që i mban rreth vetes!
Ky injorant i sojit të veqant ka harruar se si në klasën e parë të shkollës fillore e kamë marrur për dore dhe i kamë treguar rrugën për kryetar të Prizrenit, kurse sot edhe e vërteta po i duket shpifje”, ka shkruar Berisha./Gazeta Express/
Lexo edhe:
Haskuka reagon një ditë pas “kërcënimit” të bashkëpartiakes, Dafina Alishani