23-04-2024

Zbulohet kush hakoi Facebook-un e Zafir Berishës

Ditë më parë Zafir Berisha u zgjodh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe po të njejtën ditë llogaria e tij në facebook është hakuar.

Pas përzgjedhjes së Zafir Berishës si koordinator nacional për siguri, kishte reagime të ndryshme si nga politikanë poashtu edhe nga qytetarët e Kosovës duke akuzuar z. Berisha se nuk është i duhuri për atë pozitë.

Lexo Edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

Po të njejtën bujë e në të njejtën kohë kishte bërë dhe kur përmes një posti në facebook të z. Berisha, hakeri i cili e kishte hakuar llogarinë e z Berisha lajmëron për këtë veprim të tij.

Sot në mëngjes z. Berisha njofton që llogaria e tij është hakuar nga qendra e spiunazhit rus në Nish, mirëpo redaksia e “Mbrëmjeve të Lajmeve” e damaskon këtë lajm.

Nuk do t’a besoni se kush është hakeri që fshihet prapa këtij veprimi si dhe shumë ngjarjeve që kanë ndodh në të kaluarën si llogaritë kineze që përkrahnin Vetvendosjen, rasti Pronto, e shumë raste të tjera.

Ndiqni edicionin e plotë më poshtë dhe do të informoheni me të vërtetat e pathëna më parë.

“Mbrëmjet e Lajmeve” është emision satirik i cili ka nisur së fundmi në GjirafaVideo.

Qëllimi i emisionit është që t’i argëtoj publikun duke satirizuar ngjarjet ditore në vend si ato politike dhe sociale./GE

Asnjë koment

Comments are closed.