25-04-2024

Zbulohet plani i madh i Interit

Me merkaton tashmë të mbyllur prioritet tek Interi mbetet blindimi i emrave të mëdhenj të organikës së Luciano Spalletit, Mauro Icardi dhe Milan Skriniar.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio, është duke punuar për të dyja këto pista, që paraqiten te ndryshme nga njëra-tjetra. Në rastin e argjentinasit Icardi, palët janë ulur në tavolinën e bisedimeve për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Sulmuesi 25-vjeçar kishte një përfitim financiar që arrinte shifrën e 4.5 milionë euro neto, që sezonin e shkuar u ngjit në 5.3 milionë falë atyre 29 golave të shënuar dhe kualifikimit në Champions. Pozicioni i Interit ka qenë gjithnjë i qartë për argjentinasin, duke vënë theksin te rëndësia maksimale e tij në organikë. Tashmë klubi milanez është gati të shpenzojë nga 5 deri në 6 milionë euro në sezon për sulmuesin në mënyrë që të zgjatet kontrata deri në vitin 2023. Në lojë gjithashtu janë edhe bonuset. Me pak fjalë, Interi dhe Icardi pritet ta gjejnë gjuhën e përbashkët edhe këtë herë.

Nga ana tjetër, për Skriniar gjatë javëve të fundit ka patur një stopim. Dukej sikur rinovimi i mbrojtësit sllovak mbetej vetëm për t’u komunikuar në shtyp, por Skriniar e ka refuzuar ofertën e parë të klubit, që premton ta dyfishojë pagën deri në përfundim të kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2022, por sllovaku kërkon 3 milionë euro në sezon./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.