Zemërohet Gjermania, akuzon SHBA’në se ia vodhi maskat
Kompania amerikane 3M hodhi poshtë akzuat e bëra nga Gjermania se një ngarkesë me 200 mijë maska mbrojtëse i porositur nga qyteti i Berlinit nisur nga pandemia e COVID-18 është konfiskuar në kryeqytetin tajlandez Bangkok, nga zyrtarët amerikanë.
Sipas kompansië “3M” nuk ka asnjë të dhënë për maskat e konfiskuara si edhe fatura të porosisë nga kryeqyteti gjerman.
Ministri i brendshëm i krahinës së Berlinit, Andreas Geisel, akuzoi SHBA-në për pirateri moderne.
Qeveria e Berlinit tha se ngarkesa me maskat e prodhuara në SHBA, ishte konfiskuar në Bangkok. Sipas ministrisë së Brendshme, maskat ishin porositur nga forcat policore të Berlinit, por nuk mbërritën kurrë në destinacion.
Autoritetet gjermane i bënë thirrje administratës Trump t’i përmbahet rregullave të tregtisë globale. Kompania amerikane që i prodhoi, “3M”, u ndalua të eksportojë pajisjet mjekësore në vendetë tjera mbi bazën e një ligji të kohës së luftës me Korenë, i aktivizuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndërsa njoftoi hyrjen në fuqi të ligjit të luftës ditën e premte, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se pajisjet mjekësore nevojiteshin brenda vendit.
Gjermania nuk është e vetmja që ankohet për praktikat amerikane. Në Francë disa liderë rajonalë thanë se po luftojnë për të siguruar pajisjet mjekësore pasi SHBA po ia pamundëson këtë.