Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, nga fshati Gorozhup
Njoftimi i OVL UÇK HAS
Më datën 23 janar 2025, rreth orës 19:00, është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zylfi Tejeci, nga fshati Gorozhup i Hasit.
Sipas burimeve të vërtetuara, ai ka qëndruar për një kohë të shkurtër në një lokal në fshatin Planejë dhe më pas ka lëvizur drejt shtëpisë së tij, por nga ky moment nuk dihet gjë për të.
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega Has, ka njoftuar për këtë rast në rrjetet sociale dhe kërkon ndihmën e qytetarëve. Ata apeluan që çdo person që ka informacione për vendndodhjen e Zylfi Tejecit të lajmërojë Policinë e Kosovës.
/ Gazeta e Prizrenit