Zyrtare: Trump konfirmon pjesëmarrjen në takimin Hoti – Vucic
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet takimi i dytë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Delegacioni i Kosovës do të takohet me atë të Serbisë ku pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, shkruan Indeksonline.
Lexo edhe:
Sipas disa njoftimeve është raportuar se mund të nënshkruhet edhe njohja reciproke, ku Serbia do ta pranoj përfundimisht Pavarësinë e Kosovës.
Në këtë takim është konfirmuar edhe pjesëmarrja e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në agjendën e numrit një të SHBA, shihet që në ora 11:00 (me kohën amerikane), Trump do të jetë në takimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo i forcon edhe më shumë zërat e marrëveshjes, pasi që Trump ka thënë se do të marrë pjesë vetëm nëse ka marrëveshje dy palëshe. /IndeksOnline/
