08-05-2024

Zyrtarët shëndetësor të Prizrenit: Parku inovativ nuk do të shndërrohet në Karantinë 

Zyrtarët prizrenas për shëndetësi kanë deklaruar se ideja që Parku inovativ dhe Trajnimeve në Prizren, (ish kapi i KFOR-it gjerman), të shndërrohet në Karantinë për  të  prekurit nga Koronavirusi nuk qëndron më, raporton Gazeta e Prizrenit.

Drejtori Komunal për Shëndetësi në Prizren, Visar Shehu ka deklaruar se  kjo ide nuk qëndron më.

“Tashmë jemi deklaruar rreth kësaj çështjeje. Kjo ide që po qarkullon edhe në rrjetet sociale nuk do bëhet realitet. Rrjedhimisht, parku i Trajnimit dhe i Inovacionit do mbetet si i tillë, pra nuk do bëhet Karantinë”, ka deklaruar ai për “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

PDK në Prizren kundërshton idenë që Parku Inovativ të shndërrohet në karantinë

Asnjë koment

Comments are closed.