24-04-2024

1.206 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve

Në raportin e sotëm, del se Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1.206 tiketa trafiku.

Brenda këtyre 24 orëve, kanë ndodhur 32 aksidente ku ka pasur të lënduar dhe 30 aksidente pa të lënduar.

Në incidentet e ndodhura, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar menjëherë në mbajtje. Për 2 persona raportohet se janë në vuajtje të dënimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.