20-04-2024

1 euro për një qebap paguan kosovari, publikon faturën nga Ulqini

Edhe këtë vit turistët po përballen me ngritje të çmimeve në Mal të Zi e në Shqipëri. Madje, u raportua se çmimet për një ditë në disa vende në Shqipëri shkojnë deri në 350 euro.

Çmimet e tilla siç duket po i vërejnë më së shumti kosovarët.

Një pushues nga Kosova ka treguar për çmimet e larta në Ulqin. Ai ka dërguar faturën e një restoranti ku një qebap ka kushtuar hiç më pak se një euro.

Ai tha se sot ka paguar 15 euro për 15 qebapë që kishte ngrënë në njërin nga lokalet atje./GS

Asnjë koment

Comments are closed.