26-04-2024

1 muaj kur u bënë maskat të obligueshme, rezultatet kanë filluar të shihen

Me datën 13 korrik Qeveria e Kosovës vendosi që vërja e maskës jashtë shtëpive të jetë e obligueshme.

Tash pas një muaji rezultatet kanë filluar të shihen, transmeton Indeksonline.

Nga 13 korriki deri me 15 gusht, janë shënuar 6344 raste me koronavirus. Përkundër se në muajin korrik pati raste të shumta, rezultatet e masave të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë po duket se po japin rezultat në muajin gusht.

Dy ditët e fundit në Kosovë janë shënuar 287 raste pozitive me Coivd 19. Pas votimit të Ligjit të Pandemisë, situata pritet të përmirësohet ende dhe rënia e numrit të rasteve do të jetë ende më e dukshme.

Po ashtu numri i të shëruarve po dita e ditës po rritet. Pas dy muajve të vështirë, situata me koronavirus duket se po shkon drejt përmirësimit./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.