22-09-2020

19 shtatzëna të infektuara me koronavirus kanë kryer lindje në QKUK që nga fillimi i pandemisë

Nga një janari i këtij viti e deri në fund të muajit qershor në Klinikën e Gjinekologjisë janë regjistruar 4 371 lindje.

Jakup Ismajli, drejtor në këtë Klinikë ka sqaruar se prej tyre numri i lindjeve të verifikuar me Coronavirus ka qenë nëntëmbëdhjetë. Sipas tij, ka pasur raste edhe kur shtatzënat pas lindjes janë shëruar.

“Që nga 1 janari e deri më sot kanë qenë 4371 lindje. Numri i lindjeve të verifikuara me Coronavirus kanë qenë të verifikuara 19 të cilat e kanë përfunduar lindjen”.

“Ka pasur numër më të madh të lindjeve shtatzëna të cilat kanë lindur në momentin kur ka përfunduar lindja e kanë kaluar Coronavirusin kanë qenë të shëruara”.

Në këtë periudhë sipas tij, për shkak se është ndërprerë puna e reparteve në Ferizaj dhe Vushtrri, kanë pasur një fluks të madh të pacienteve.

Por sipas drejtorit me një angazhim të stafit të kësaj klinike ia kanë dal që ta menaxhojnë situatën pa asnjë problem, raporton EO.

“Është numri i madh i pacientëve ku disa spitale regjionale kanë ndërprerë aktivitetet i Ferizajt dhe i Vushtrrisë dhe kemi një fluks më të madh të pacientëve edhe nga regjionet”.

“…të gjithë pacientët që janë të infektuar me Coronavirus frekuentohet tek ne, por me një angazhim të gjithë stafit, ia dalim dhe nuk kemi pasur asnjë problem deri me tani”.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve dhe mjekëve sepse Klinika e Gjinekologjisë i ka 300 punëtorë shëndetësor mund të them që ia kemi dalë të mbrohemi nga Coronavirusi

Asnjë koment

Comments are closed.