03-11-2024

12 fshatra të Malishevës presin ndërtimin e ujësjellësit të Senikut, për një furnizim më të mirë

Njëri ndër projektet aktuale më të mëdha dhe më me rëndësi në Komunën e Malishevës, është ndërtimi rrjetit të ujësjellësit të Senikut, i cili pritet të furnizoj 12 fshatra me ujë për pije.

Për ecurinë e realizimit të këtij projekti është mbajtur një takim i përbashkët i Komunës së Malishevës, njësisë Hidroregjionit Jugor në Malishevë, Zyrës zvicerane në Kosovë, CDI-së dhe operatorit, me qëllim të vlerësimit të punimeve të kryera deri më tani dhe vazhdimi i realizimit të këtij projekti.

Sipas nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në takim është diskutuar për vazhdimin e realizimit të projektit, sipas dinamikës së paraparë, ndërsa gjatë vizitës është vlerësuar se punimet e deritanishme janë kryer sipas planifikimit.

Më pas  është bërë edhe një vizitë në terren, përkatësisht tek burimi i ujit në Senik.

Asnjë koment

Comments are closed.