25-04-2024

Sa është numri i lindjeve me prerje cezariane në Prizren?

Mbështetur  në raportin e qendrës spitalore të Prizrenit, del se në dy muajt e fundit kanë lindur 667 foshnja, ndërsa përafërsisht çdo e treta lindje ka qenë me prerje cezariane, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Nga raporti për lindjet në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti obstetrik  (salla e lindjes), del se gjatë dy muajve të fundit, maj – qershor ka pasur 667 fëmijë të lindur, shumica prej tyre apo 350 të gjinisë mashkullore, ndërsa 317 të asaj femërore.

 

Krahasuar me majin, kur kanë lindur 323 foshnja, në qershor ka pasur 21 lindje më shumë, ndërsa janë regjistruar 344 sosh, njëra me bineq.

 

Ndërkaq, është pothuajse i përafërt numri i foshnjave femra të lindur në periudhën dymujore. Derisa në maj kanë lindur 174 femra, në qershor vetëm dy më shumë.

 

Prej numrit të përgjithshëm të lindjeve, 188 sosh kanë qenë me operacion, apo siç njihen ndryshe me prerje  Cezariane. Numri i grave që lindin në këtë  formë edhe në rajonin e Prizrenit është në rritje të vazhdueshme.  Derisa gjatë majit janë  regjistruar 90 lindje të tilla, në qershor 8 më shumë.

 

Nëse shprehemi më shifra, del se afërsisht çdo e treta shtatzënë ka lindur me prerje./gazetaeprizreni.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.