26-04-2024

20 raste të reja me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 pacientë me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit gjatë këtij 24 orëshi kemi ngritje të madhe të numrit apo 20 raste të reja, për dallim nga dje kur ishte vetëm një i i nfektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ndërkohë, rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Tutje është njoftuar se në 24-orët e fundit janë shëruar 152 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se do të ketë ashpërsim të masave.

 

Asnjë koment

Comments are closed.