02-12-2024

20 vjet nga hyrja e UÇK-së në Rahovec

Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së UÇK-së në qytetin e Rahovecit, me aktivitete treditore do të shënohen ngjarjet historike, të përcjella me zhvillime tejet dramatike,  ndërmjet forcave të UÇK-së, që  luftonin me pushtuesit serb, derisa Rahoveci ishte kthyer në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj,  shkruan ‘gazetaeprizrenit.net’.

 

Për këtë, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, sot fillojnë shënimin e “Epopesë së Korrikut 1998”, ku do të ketë aktivitete të ndryshme.

 

Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:

Sot më 18 korrik 2018:

-Ora 10:00 – Homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë

-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

 

Më 19 korrik 2018:

-Ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)

Ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

 

Më 21 korrik 2018:

-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec

-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve “Epopeja e korrikut ’98”.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë organizojnë Akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi.

Aktiviteti mbahet në orën 17:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.

Image result for luftimet e rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur.  Në Tehqen e Sheh Myhedinit u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 të vrarë.

 

Duke përkujtuar ngjarjet e kësaj date, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ndër tjera ka shkruar në rrjetet sociale se këto janë ditët e heroizmit të bashkëluftëtarëve, që ranë në beteja si dhe të vrasjeve e mizorive që kryen hordhitë barbare serbe ndaj bashkëkombësve tanë.

 

“Lavdi përjetësisht luftëtarëve të UÇK-së që ranë dëshmorë dhe bashkëkombësve të shumtë që u vranë, po ashtu, nderim dhe mirënjohje ndaj të plagosurve si dhe gjithë popullit të Rahovecit, që i mbijetoi ato ditë të nxehta të korrikut ‘98.” ka shkruar ai./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.