10-12-2024

Një qytetar denoncon shoferin që kalon me veturë mbi Urën e Gurit

Një person ka bërë një lëvizje të pazakontë në qendër të Prizrenit, duke i rëndë trup me veturën e tij, nëpër urën simbol të qytetit, të dedikuar për këmbësorë, por veprimi i tij, një ditë më parë është dokumentuar përmes fotos, fal një qytetari aktiv.

Kjo i ka mjaftuar, një ditë më parë policisë për ta identifikuar dhe më pas edhe për ta gjobitur, shkaku i lëvizjes nëpër Urën e Gurit. Për rastin ka njoftuar në uebfaqen zyrtare edhe Komuna e Prizrenit.

Në postimin e saj thuhet:

Herë pas here na del një qytetar i pandërgjegjshëm që merr guxim të bëjë gjëra që nuk përkojnë me traditën e këtij qyteti. Kështu ishte rasti sot paradite ku një veturë kapërceu Urën e Gurit.

Por falë një qytetari aktiv që lajmëroi rastin dhe na dërgoi foton përmes Qendrës së Thirrjeve “0800 19 200”, vetura u identifikua nga policia dhe ngasësi u gjobit.

Falenderojmë policinë për angazhim të shtuar për gjetjen e shkelësit të ligjit. Mbrojtja e trashëgimisë është detyrë e të gjithëve, si e institucioneve, ashtu edhe e qytetarëve./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.