Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora  10.00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skënder Susuri, do të mbajnë konferencë për media. Tema: “Të arriturat dhe rezultatet e DKA-së për 6 muajt e parë të qeverisjes”. Objekti i Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë).

10.00

Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, fillojnë shënimin e “Epopesë së Korrikut 1998”. Fillimisht bëhen homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë

Ora 11:00

Mbahet Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.