27-04-2024

20 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Sot bëhen 20 vjet nga masakra që është kryer nga forcat e armiku në fshatin Rogovë të Hasit, ku vranë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Në kontkestin e këtij përvjetori, sot në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, të Gjakovës, në ora 17:00, mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit, në të cilën do ta merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj./GazetaePrizrenit.net/

Rezultate imazhesh për masakra ne rogov

 

Asnjë koment

Comments are closed.