Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.
Për një ditë në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente. Prej këtyre, 19 me të lënduar, ndërsa 21 pa të lënduar.
Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 14 persona. Prej tyre 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit./Indeksonline/