09-12-2019

40 nxënës vizitojnë Gjykatën e Prizrenit

ACCESS Prizren është projekti i Ambasadës Amerikane në Kosovë e cili implementohet nga Shoqata e mësuesve të gjuhës angleze në Kosovë – KETNET.

Janë gjithsej 40 nxënës të kombësive dhe feve të ndryshme (të moshave 13-15 vjeçar) nga rajoni i Prizrenit që vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bën kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

“Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj, ku u  prezantua  struktura e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën  e komunikimit  dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun”.

“Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës”.

Gjykata do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit

Asnjë koment

Comments are closed.