25-04-2024

Opozita e akuzon kreun e Prizrenit për kërcënim

Këta të fundit këtë referim të kryetarit e kanë cilësuar si ‘kërcënim ndaj opozitës’. Madje kanë pohuar se kryetari i Komunës nuk është autoriteti që përcakton se kur Kuvendi është jofunksional dhe kanë kërkuar që pushteti të ketë qasje më konstruktive ndaj opozitës.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka theksuar se adresimi i kryetarit ndaj këshilltarëve të KK-së me kërcënimin se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje ka qenë i padrejtë dhe tregues për pasigurinë e tij në qeverisje, shkruan sot Koha Ditore.

“Ligji për Vetëqeverisje Lokale e përcakton se saktë se kur Kuvendi nuk është funksional. Por vlerësimin për këtë e bën MAPL-ja. Kryetari i Komunës nuk e cakton nëse Kuvendi i Komunës shkon apo jo në zgjedhje, pasi kjo është përgjegjësi e MAPL-së”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjatë fjalimit në foltoren e KK-së ka shprehur qëndrimin se kryetari mund t’i iniciojë zgjedhjet e reja për kryetar të Komunës me dorëheqjen e tij eventuale.

“Nëse kryetari s’e ndien veten të sigurt me punën që ka bërë, shkaku i dështimeve të shumta në pushtetin lokal, ai mund të japë dorëheqje dhe mund të shkojmë në zgjedhje për kryetar të Komunës”, ka deklaruar Krasniqi.

Asnjë koment

Comments are closed.