20-04-2024

50 fermerë prizrenas përfitojnë përkrahje për sera

50 fermerë të Komunës së Prizrenit janë përfitues nga një projekt për ngritjen e serave, që ka filluar së zbatuari nga Drejtoria e Bujqësisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

Zyrtarët lokal kanë inspektuar nga afër ecurinë e projekti. Kryetari Mytaher Haskuka, zëvendëskryetari Eshref Memaj dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, kanë vizituar fermerin, Hazër Susuri në fshatin Vlashnje, që ka përfituar nga ky projekt.

 

Haskuka, ka thënë se projekti ka për synim, fuqizimin e prodhimtarisë bujqësore, dhe ne jemi shumë të përkushtuar që ky sektor të jetë një profesion profitabil.

 

Për të qenë përfituese i serave në sipërfaqe prej 2.4- 5.0 dhe 10 ari, është dashur që fermeri të participojë me 25 % të vlerës.

 

Sipas drejtorit të Bujqësisë, Egzon Elshanit vlera financiare e këtij projekti është rreth 162. 000.00 euro.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.