18-05-2024

Prizren: Djali sulmon me thikë babën, arratiset dhe e kërcënon me jetë

Në një familje në Prizren, një person dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë e tij dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 52-vjeçari ka refuzuar të marrë ndihmë mjekësore, teksa ka denoncuar rastin në Polici.

Bazuar në dëshminë e tij, i biri 26-vjeçar e ka sulmuar me thikë dhe më pas është larguar menjëherë nga shtëpia. Nga arratia, i riu dyshohet se i ka dërguar edhe mesazhe me përmbajtje kërcënuese babait të tij, duke i thënë se do ta vrasë nëse kthehet në shtëpi.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 26-vjeçari. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.