21-04-2024

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Norvegji, arrestohet në Kosovë

Një person i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze është arrestuar në Ferizaj nga Njësiti Fast Kosova.

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari është Visar Avdyli, 34 vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale ‘Vrasje’, të kryer në Oslo të Norvegjis, më 7 tetor të vitit 2021.

Arrestimin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se në momentin e arrestimit, të dyshuarit i është gjetur një armë zjarri dhe disa pasaporta të shteteve tjera, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot më 21.02.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze,ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.