27-07-2024

Glauk Konjufca vendos të mbrohet në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka vendosur që të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, kryeparlamentari tha se qëndron prapa deklarimeve që i ka bërë më parë lidhur me këtë rast.

Në këtë seancë gjyqtarja Edita Çanta e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për t’u administruar si provë procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i datës 18 gusht 2016.

Prokurori Besart Mustafa, ka deklaruar në këtë procesverbal thuhet se Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.

 

Seanca e radhës, për fjalën përfundimtare në këtë rast është caktuar për të premten e kësaj jave, në orë 13:00.

 

Asnjë koment

Comments are closed.