29-04-2024

Sot tri ndeshje interesante në Superligë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar,  të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni në aktual, Ballkani luan në udhëtim ndaj Feronikelit ’74.

 

Skuadra nga Suhareka është lidere e tabelës me 56 pikë, derisa ajo nga Drenasi po lufton për mbijetes, duke u renditur në vendin e tetë me 30 pikë.

Drita e cila renditet në vendin e tretë me 54 pikë, do të jetë mysafire e Lirisë.

Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Prishtina renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.

Ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./IO

Komentet



Komento