Sot pasdite në Gjilan, Drita e Liria, do t’i matin forcat. Është skuadra e Lirisë, që i pati shkaktuar humbjen në vjeshtë në Prizren gjilanasve, dhe pas asaj kohe, Drita mbajti rekordin e skuadrës së pamposhtur.
Ndërkaq, në ndeshjen derbi, sot pritet lojë interesante me rivalitet. Liria, do të jetë komplete, pasi nga vuajtja e dënimit (shkaku i kartonëve), kthehet Domgjoni. Ai në stërvitjen e fundit (të shtunën) ndjehej një atmosferë pune, ndërsa pritet të reflektoj në lojën e të dielës.
Ndeshja, Drita-Liria, zhvillohet në Gjilan, në ora 16.00.