05-05-2024

A do t’ua falë Komuna e Prizrenit qytetarëve tatimin në pronë prej 100 eurove?

Pa vendim për faljen e tatimit në pronë ështe edhe komuna e Prizrenit.

Drejtori i Financave, Sulltan Badalli për portalin “Front Online” ka thënë që nuk e dinë ende, pasi që kryetari është në udhëtim zyrtar.

“Ende vendimin nuk e kemi marr, po e presim kryetarin një takim me bë, dhe e shohim më tutje çka. Kryetari është në udhëtim zyrtar dhe vjen në javën tjetër, pastaj do të bisedojmë të shohim se çka do të bëjmë”, ka thënë ai për Front Online.

Qeveria e Kosovës ka fituar përballje me komunat për faljen e tatimit në pronë. Gjykata Kushtetuese ka njoftuar të mërkurën se ka vendosur që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

Në shtator, Kushtetuesja pati vendosur masë të përkohshme për nenin e Ligjit për tatimin në pronë, që parashihte faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Komuna e Prizrenit e pati dërguar ligjin për vlerësim në Kushtetuese. Kryetarët e komunave akuzonin Qeverinë për ndërhyrje në kompetenca të komunave dhe se me këtë ligj ato dëmtoheshin duke ua zvogëluar buxhetin.

Lexo edhe:

Prizren: LDK dorëzon në prokurori tre kallzime penale ndaj drejtorëve të Komunës

 

Asnjë koment

Comments are closed.