10-05-2024

A po e merr “Lirinë” një pronar tjetër?

Njoftohet se ka zhvillime sa i përket menaxhmentit të KF Liria të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Rahman Kiçe dhe afaristi Valon Osmani janë dakorduar që ky i fundit ta merr pronësinë e KF LIRIA!

Afaristi Valon Osmani, i cili ishte pjesë e klubit që kur u privatizua nga Rahman Kiçe, janë pajtuar që aksionet të barten te Osmani!

KF Liria edhe pse ka rënë edhe matematikisht nga liga, me dy paraqitjet e fundit, barazimin me Dukagjinin dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës po dëshmohet klub i madh dhe që e respekton Albi Mall Superligën deri në fund!

Nën drejtimin e Valon Osmanit, Liria pritet të nis punën me të përfunduar ky edicion, në mënyrë që përgatitjet për konsolidim të skuadrës të jenë me kohe!” ka shkruar AlbanienNews, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.