10-05-2024

Yllit i ngushtohet epërsia në playoff

KB Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të playoffit të Superligës së Kosovës.

Peja mposhti me rezultatin 98-86, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Verge Jr i KB Yllit, pasi shënoi 32 pikë, bëri tri kërcime dhe shtatë asistime.

Kurse te skuadra vendase më i miri në fushë ishte Thomas me 27 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime.

Kujtojmë që skuadra e Pejës me këtë fitore e ka ngushtuar epërsinë e KB Yllit në 2:1./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.