10-05-2024

LDK në Prizren: Dëgjojeni, Shaqir Totaj e pranon vetë që në qeverisjen e tij ka korrupsion ( Video )

LDK në Prizren ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Komunës, Totaj në tv Arberia, lidhur me korrupsionin, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e plotë e degës së LDK-së së bashku me video-incizimin:  

Shiqojeni dhe dëgjojeni se si me gojën e tij e pranon vetë që ka korrupsion, veçse po kërkon me e menaxhu ate!!
“Duhet me menaxhu korrupsionin, me pru në nivel të ulët”!
“Korrupsioni nuk e pengon zhvillimin ekonomik”!
“Përndryshe me e eliminu korrupsionin nuk mundesh”!
Në këtë insert 40 sekondash nxjerrën këto përfundime:
E para, Shaqir Totaj e pranon vetë që në qeverisjen e tij ka korrupsion!
E dyta, kërkon me menaxhu, jo me luftu korrupsionin!
E treta, e nxjerrë një konstatim sa naiv po aq të tmerrshëm, se kinse korrupsioni nuk e pengon zhvillimin ekonomik.
E katërta dhe më skandalozja ai tregon se është dorëzuar në luftimin e korrupsionit sepse vetë e thotë që me e eliminu korrupsionin nuk mundesh”!
Skandal, skandal.
Po të kishte prokurorë dhe prokurori të pavarur në Prizren, Shaqir Totaj sot do të ftohej me urgjencë për intervistim.
LDK në Prizren, e dënon ashpër këtë qasje dhe këtë kulturë të dëmshme qeverisëse.
LDK PRIZREN
ZYRA PËR INFORMIM

Asnjë koment

Comments are closed.