Agim Ademi zgjedhet kryetar i FFK-së

Me 58 vota pro, e asnjë kundër, Agim Ademi është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit së Kosovës.

Ai u zgjodh nga delegatët e FFK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm, për të vazhduar mandatin deri në vitin 2020.

Kuvendi është thirrur sot për të zgjedhur presidentin e ri të FFK-së, pas vdekjes së papritur të Fadil Vokrrit me 9 qershor.