11-11-2024

AKR, e befasuar me dorëheqjen e Reshitajt, mohojnë pakënaqësitë me punën e saj

Zyrtarët e Aleancës Kosova e Re thonë të jenë zënë në befasi nga dorëheqja e Albena Reshitajt.

Ata mohojnë të kenë pasur ftohje raportesh mes saj dhe drejtuesve të AKR-së, raporton KTV.

Në muajin maj të këtij viti, portali arbresh.info, pronar i të cilit është sekretari organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, kishte raportuar mbi punësime të familjarëve të Reshitajt në Ministrinë e Mjedisit.

Por, Pacolli mohon të ketë pasur ndonjë ndikim në këto raportime dhe se portali, sipas tij, nuk kursen asnjë zyrtar nga raportimi, qoftë ai edhe i AKR-së.

Problemet brenda partisë i ka mohuar edhe Fatmir Matoshi, zëvendës i Reshitajt, që tani është ushtrues detyre i ministrit.

Reshitaj, pas dorëheqjes, ka zgjedhur heshtjen dhe nuk ka dhënë sqarime sërish në interesimin e KTV-së, lidhur me pozicionin e saj brenda AKR-së, ku e ka postin e zëvendëspresidentes.

Asnjë koment

Comments are closed.