05-10-2024

Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen tre persona

Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.

Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi .

Lexo edhe:

Viktima e aksidentit fatal është karikaturisti i njohur në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.