Aksident tragjik në Has, vetura godet për vdekje 5-vjeçarin

Në një aksident me fatalitet, që ndodhi sot në fshatin Lugishtë të Hasit humbi jetën një fëmijë 5-vjeçar i familjes Gigollaj, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Ai është goditur për vdekje nga një veturë.

Për rastin kanë njoftuar familjarët, ndërsa është konfirmuar edhe nga zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Lexo Edhe:

Asfaltohet rruga për në malin e Pashtrikut (FOTO)

Referuar policisë, me urdhër të prokurorit shoferi i veturës, që poashtu është nga ky fshat u dërgua në mbajtje për 48 orë. /GazetaePrizrenit.net/