26-04-2024

Haradinaj ia merr këngës, një ditë pasi Rexhep Selimi tha që s’i ka dy lidhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia krisi këngës përsëri. E kjo ndodhi vetëm një ditë pasi deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, tha për Haradinajn se nuk ka lidhje me këndim, shkruan Express.

Haradinaj në Kanal10, e këndoi këngën e tij të preferuar “Kah po m’shko moj zanë”.

Lexo Edhe:

Vetëm një ditë më parë, Selimi tha për Haradinajn se s’di pse e provon kur s’di të këndojë.

“Ai s’din me knu. Perime s’din me knu. Dy lidhje s’i ka. S’di pse e provon”, ka thënë Selimi për Haradinaj./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.