07-05-2024

Ali Ahmetit i ndahet titulli “Qytetar Nderi” i Prizrenit, dekoratën ua dedikon bashkëluftëtarëve të UÇK-së

Në një mbledhje solemne, Kuvendi i Prizrenit sot shpalli Qytetar Nderi të Prizrenit, Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), raporton Gazeta e Prizrenit.

Dekoratën Ahmetit ia ndau, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë në ceremonie, në përvjetorin e 43-të të demonstratave të 2 prillit 1981.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të subjekteve të tjera të komuniteteve, turke boshnjake te Prizrenit.

Pos tyre pjesë edhe zyrtarë institucional nga Prishtina e Shkupi. Në mes tyre edhe Talat Xhaferi, kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, Ahmeti shprehu mirënjohje për Prizrenin, ndërsa shtoi se këtë titulli i dedikohet të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare, respektivisht bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Unë këtë kënaqësi e ndaj me bashkëluftëtarët e mi. Jam edhe qytetar i bashkëluftëtarëve si Remzi Ademi, Xhevat Berisha e Beadin Hallaqi, me të cilët na lidhi një ideal që deri në realizimin e tij nuk pushuam – një pjesë e tyre ranë, një pjesë përballen me drejtësinë ndërkombëtare”, deklaroi ndër të tjera ai.

Me këtë rast ai kujtoi ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Vetëvendosja në Prizren: Këto janë gënjeshtrat e Shaqir Totajt

Asnjë koment

Comments are closed.