25-04-2024

Ankesa për konkursin e drejtorit të Spitalit të Prizrenit

Kundërkandidatët e të zgjedhurës si drejtoreshë e spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu Hoxhaj, po ankohen se komisioni shkeli statutin e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës kur u bë kjo zgjedhje.

Sipas tyre, komisioni nuk e zbatoi paragrafin e dytë të nenit 18, të ligjit për shëndetësi i cili thotë se i zgjedhuri duhet të jetë i punësuar me orar të plotë të punës në njësi organizative.

Nga ShSKUK thonë se e zbatuan paragrafin e parë, duke hapur konkurs publik, që i bie se mund të aplikojnë edhe profesionistët shëndetësorë nga jashtë institucioni.

“Ligjvënësi në momentin e hartimit të këtij Statuti, nëse ka pasë për qëllim përzgjedhjen e drejtorëve nga stafi i brendshëm i njësisë është dashtë që në pikën 1 të nenit 18 ta përcaktojë që ‘drejtorët zgjidhen në bazë të konkursit të brendshëm’”, thonë nga ShSKUK.

Kandidatja në këtë konkurs, Mubera Mustafa thotë se përgjigjet e saj në intervistën me gojë nuk i kuptoi komisioni, pasi nuk ishin të fushës por kishte vetëm klinicistë.

LEXO EDHE:

https://gazetaeprizrenit.net/cka-po-fsheh-pdk-dhe-kryetari-totaj-ne-prizren/

Por, sipas SHSKUK-së, kjo nuk qëndron, pasi thonë se komisioni ishte i përberë nga tre anëtarë me pozitave udhëheqëse në këtë institucion, një nga burimet njerëzore dhe një jurist me përvojë në përzgjedhje, percjell Klan Kosova.

Nga ShSKUK gjithashtu thanë se kandidatet kanë të drejtë ankese në komisionin e këtij institucioni.

Asnjë koment

Comments are closed.