Arabia Saudite vendosë ekzekutimin e dijetarit që shpeshherë ligjëronte edhe në Kosovë
Arabia Saudite ka marrë vendim për ekzekutimin e tre dijetarëve islam. Sheik Salman al-Awdah, Awad al-Qarni dhe Ali al-Omari që do të dënohen me vdekje nga Rijadi.
Këta tre studiues janë nga më të njohurit në Arabi, por që Riadi po i akuzon ata për vepra të shumta që ndërlidhen me terrorizëm.

Madje, ai është pritur në disa takime edhe nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

El-Aude kishte mbajtur ligjëratë edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Kosovë si dhe kishte mbajtur Hutbe në Tiranë.
Sheikh Selman el-Aude , Awad al-Karni dhe Ali al-Omari do të ekzekutohen menjëherë pas festës së Fitër Bajramit.
Në listën e Arabisë janë edhe 37 dijetarë të tjerë ndaj të cilave ka akuza dhe thuhet se mund të kenë fatin e këtyre tre dijetarëve./Indeksonline/