Arratiset prizrenas pasi i gjendet në shtëpi armë pa leje
Gjatë bastisjes në shtëpi dhe lokalet përcjellëse, pronë e një burri në Prizren është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 12 copë fishekë.
Përmes raportit Policia e Kosovës njofton se i dyshuari kishte arritur që të largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nën hetime.