Katër persona janë arrestuar në Prizren për shkak të dyshimit të organizimit të skemave piramidale.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Sheh Emini”, raporton Gazeta e Prizrenit
“Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit ilegalisht. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./GazetaePrizrenit.net