Arrestohen për rrahjen e babait dhe të bashkëshortes
Dy persona janë arrestuar për dhunë familjare në rajonin e Prizrenit.
Në rastin e parë në Prizren është arrestuar i dyshuari (rom), pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Në rastin tjetër që ka ndodhur në Suharekë, është arrestuar i dyshuari (shqiptar) pasi ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/